Man Utd lë rivalitetin anash, i lejon Dean Henderson të qëndrojë te Sheffield

Manchester United ka vendosur ta lejojë Dean Henderson të qëndrojë në Sheffield United për pjesën tjetër të sezonit - pavarësisht se marrëveshja e tij për huazim skadon në qershor.

Sport

26/05/2020 14:30

23-vjeçari aktualisht është në huazim në ‘Bramall Lane’ me bordin e United përballë një dileme morale nëse do ta thërrasin atë.

United dhe Sheffield po luftojnë për një vend që të dërgon në Evropë sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Por Djajtë e Kuq kanë vendosur të jenë mirëdashës dhe t’i lejojnë atij të përfundojë sezonin 2019/20 në Sheffield United.

Sezoni i tanishëm ka qenë në pauzë që nga muaji mars pasi pandemia koronavirus e detyroi të gjithë sportin të mbyllet. /Lajmi.net/