Man Utd largon Kagawan

Manchester United ka njoftuar Shinji Kagawan se duhet të largohet nga Old Trafford. Po ashtu, klubi e ka ofruar yllin japonez tek klubi nga La Liga, Valencia.

Sport

27/08/2014 18:53

Aventura dyvjeçare e Shinji Kagawas në Manchester United ka përfunduar pas njoftimeve në Spanjë se ai i është ofruar Valencias.

Reprezentuesi japonez iu bashkua gjigantit nga Old Trafford nga Borussia Dortmund më 2012 për rreth 15 milionë funte dhe shënoi gjashtë gola në 26 paraqitje për Unitedin duke fituar titullin e Premierligës në edicionin e parë.

Mirëpo, ai ka vuajtur nën drejtimin e David Moyesit vitin e kaluar dhe nuk realizoi asnjëherë në 30 paraqitje, 23 prej të cilave i bëri si titullar.

Tani, Louis van Gaal po ashtu nuk është i impresionuar nga Kagawa dhe e kritikoi paraqitjen e tij në barazimin 1:1 me Sunderlandin të shtunën kur në vend të tij inkuadroi në lojë Adnan Januzaj, në rolin e pazakonshëm në qendër të mesfushës.

Andaj, Kagawa thuhet se i është ofruar Valencias në La Ligë.