Man Utd largon Falcaon, transferon Cavanin

Manchester United nuk do ta blejë Radamel Falcaon në fund të këtij sezoni. Menaxheri Louis van Gaal ka identifikuar yllin e PSG-s, Edinson Cavani si objektivin e ri.

Sport

28/11/2014 09:31

Manchester United nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së Radamel Falcaos, pas skadimit të marrëveshjes së huazimit nga Monaco, në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave britanike, drejtuesit e gjigantit nga Old Trafford kanë dyshime rreth formës fizike të yllit kolumbian dhe nuk do të rrezikojnë të paguajnë 55 milionë euro për blerjen e tij në verë.

Mirëpo, ata tashmë kanë identifikuar sulmuesin që do të tentojnë ta sjellin në Old Trafford.

Louis van Gaal është i interesuar për transferimin e golgeterit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, ndërsa së fundmi është përmendur edhe si objektiv i Arsenalit dhe Liverpoolit.