Man Utd kthen vëmendjen tek Rabiot

Mesfushori i Paris Saint Germain, Adrien Rabiot, është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes, dhe krejt kjo falë interesimit të shtuar së fundmi nga Manchester United.

Sport

23/05/2019 21:45

Rabiot kishte marrë vëmendjen e shtypit botëror kur refuzonte të luante me PSG dhe lidhej me një kalim të mundshëm tek Barcelona.

Ishte pothuajse gjithçka gati për marrëveshjen me katalanët, deri sa nëna e tij rriti kërkesat, me Barcën që nënshkroi me De Jong dhe heshti interesimin për të.

Sot, ‘Manchester Evening News’ ka raportuar se Manchester United po interesohet për yllin e PSG, transmeton lajmi.net.

24 vjeçari do të jetë lojtar i ri në merkato dhe emri i tij ka qenë i lidhur edhe me Real Madridin, por thuhet se ai do të favorizonte një lëvizje në Premierligë.

United po e sheh lojtarin si ideali për të zëvendësuar Nemanja Maticin, për shkak edhe të moshës së tij.

Disavantazhi i vetëm i Man United mund të jetë fakti se ata nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/