Man Utd kthen vëmendjen kah Adama Traore

Adama Traore ka përfunduar në listën e dëshirave të Manchester United.

Sport

06/07/2020 11:40

Man United janë të interesuar për të përforcuar fazën e sulmit me një lojtar që mund të aktivizohet në krah.

Jadon Sancho është dëshira primare, por ‘Djajtë e kuq’ tashmë kanë edhe një alternativë për yllin anglez.

Sipas raportimeve të ‘Dailystar’, United ka identifikuar Adama Traore si një lojtar alternativ për Sancho, transmeton lajmi.net.

Ishi i Barcelonës shihet si më i lirë në treg dhe ka bërë paraqitje të mira në dy sezonet e fundit në Premierligë.

United nuk ka nisur akoma ndonjë ofertë për anëtarin e Wolverhampton. /Lajmi.net/