Man Utd kërkon Iniestan

David Moyes është i interesuar për transferimin e mesfushorit Andres Iniesta gjatë afatit kalimtar të janarit pasi është njoftuar se ylli spanjoll ka mosmarrëveshje me Barcelonën rreth vazhdimit të kontratës së tij në Nou Camp. Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, menaxheri i Manchester Unitedit është duke e monitoruar me kujdes ngjarjet te lideri i…

Sport

13/11/2013 13:38

David Moyes është i interesuar për transferimin e mesfushorit Andres Iniesta gjatë afatit kalimtar të janarit pasi është njoftuar se ylli spanjoll ka mosmarrëveshje me Barcelonën rreth vazhdimit të kontratës së tij në Nou Camp.

Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, menaxheri i Manchester Unitedit është duke e monitoruar me kujdes ngjarjet te lideri i La Ligës dhe mund të paraqet ofertë për Iniestan.

Edhe pse mund të jetë e paimagjinueshme që Iniesta të mbajë një fanellë tjetër përveç asaj të Barcelonës, mirëpo kurrë nuk ka qenë më pranë largimit.

Në Spanjë qarkullojnë njoftime rreth mosmarrëveshjeve të tij me drejtuesit e gjigantit katalan rreth vazhdimit të kontratës së tij e cila është e paraparë të skadojë më 2015, dhe kjo u ka dhënë shpresë skuadrave të interesuara për shërbimet e tij, në mesin e së cilave besohet se është edhe Manchester United.