Man Utd kërkoi Conten

Selektori i Italisë, Antonio Conte ka bërë të ditur se u kërkua nga Manchester United, pas largimti të befasishëm nga Juventus, në verën e vitit të kaluar.

Sport

06/03/2015 20:12

Selektori i Italisë, Antonio Conte, lehtë ka mundur të jetë i punësuar në Premierligë.

Kjo, pasi ai ka bërë të ditur se në verën e vitit të kaluar ishte kërkuar nga Manchester United, para emërimit të Louis van Gaalit në detyrë.

Conte ishte i lirë pas largimit nga Juventus, por në fund e mori drejtimin e Kombëtares italiane.

Por, gjithçka ka mundur të jetë më ndryshe.

“Më kontakti një prej klubeve më të mëdha në botë”, deklaroi Conte, gjatë një interviste për “Canale 5”.

“Por, në fund ata e angazhuan një trajner që ishte selektor”, u shpreh ai. Conte qartë e pati fjalën për Manchester Unitedin.