Man Utd ka gati ofertën e përmirësuar për Dean Henderson

Dean Henderson është e ardhmja e portës së United.

Sport

09/08/2020 13:45

Portieri që këtë sezon e kaloi me Sheffield United, ka vërtetuar kualitetet e tij me paraqitjet në Premierligë, të cilat ishin të nivelit më të lartë.

Manchester United e dinë se Henderson do të jetë e ardhmja e portës, ani pse në radhët e tyre ata kanë një David de Gea që ka disa vite të tjera për t’i luajtur.

Sipas ‘Dailymail’, ‘Djajtë e kuq’ planifikojnë të huazojnë Henderson përsëri te Sheffield United, por besojnë se ai mund kthehet, kështu që do të përmirësojnë kontratën e tij, transmeton lajmi.net.

Kushtet e kontratës nuk janë publikuar, por besohet se ai do të pranojë pagë më të lartë, si dhe do ta ketë kontratën më të gjatë.

Kujtojmë se për Dean Henderson interesim ka pasur edhe nga Chelsea. /Lajmi.net/