Man Utd – Juventus, e transferon Barcelona (FOTO)

Manchester United dhe Juventus kanë mbetur të befasuar nga lajmi se mesfushori i Valencias dhe Portugalisë, Andre Gomes është shumë pranë transferimit në Barcelonë.

Sport

10/06/2016 09:41

Manchester United dhe Juventus tashmë disa javë janë në garë për transferimin e mesfushorit të Valencias, Andre Gomes.

Por, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se reprezentuesi portugez është shumë pranë nënshkrimit me Barcelonën, përcjell “Lajmi.net”.

Përfaqësues të Barcelonës e kanë përcjell futbollistin në miqësoren e fundit kundër Estonisë në Lisbonë.

Dhe, ai konsiderohet si ideal për formacionin 4-3-3 të trajnerit Luis Enrique.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.