Man Utd, Interit: Ja sa kushton Lukaku

Inter duhet të shtrëngohet fortë nëse dëshiron transferimin e Romelu Lukakut nga Manchester United.

Sport

18/05/2019 10:36

‘Zikaltërit’ janë afër të sigurojnë edhe këtë sezon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, duke përfunduar në top 4 në Serie A.

Zërat për largimin e Mauro Icardit, kanë bërë që skuadra nga ‘San Siro’ të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Inter tashmë ka pasur kontaktet e para me Manchester United për Lukakun përmes agjentit të lojtarit, shkruan ‘Gazzetta dello Sport’, përcjell ‘lajmi.net’.

Manchester United i kanë bërë me dije Interit se nuk do të pranojnë largimin e Lukakut, nëse për shërbimet e tij nuk paguhen 60 milionë euro./Lajmi.net/