Man Utd insiston për Mirandan
Manchester United insiston për transferimin e qendërmbrojtësit të Atletico Madridit, Miranda. Louis van Gaal është i gatshëm të paguajë 22 milionë euro për blerjen e brazilianit.
Sport
Manchester United nuk heq dorë nga përpjekjet për transferimin e qendërmbrojtësit të Atletico Madridit, Miranda.
Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, mbrojtësi brazilian i kampionit të La Ligës është një prej objektivave kryesorë të menaxherit të Manchester Unitedit, Louis van Gaal, për afatin kalimtar të janarit.
“Red Devils” janë të gatshëm të paguajnë 22 milionë euro për 30-vjeçarin.
Mirëpo, “Los Colchoneros” nuk duket se kanë ndërmend të lejojnë largimin e Mirandas i cili së bashku me uruguaianin Diego Godin formon dyshon e qendërmbrojtësve të Atletico Madridit.