Man Utd ia ‘vjedh’ përforcimin Arsenalit
Arsenali ka zhvilluar negociata për transferimin e mbrojtësit të Villarrealit, Gabriel Paulista. Por, rivali Manchester United është duke bërë përpjekje ta sjellë në Old Trafford.

Sport
Manchester United do t’ia ‘vjedh’ Arsenalit, mbrojtësin e Villarrealit, Gabriel Paulista.
Gjatë gjithë javës, londinezët kanë qenë në negociata për angazhimin e futbollistit, por edhe pse Gabriel ka pranuar të transferohet në Emirates, klubet nuk kanë gjetur pajtimin rreth dëmshpërblimit.
Kurse, tabloidi britanik “Daily Star”, raporton se United planifikon të ndërhyjë duke e sjell 24-vjeçarin në Old Trafford.
United ka para dhe lehtë mund ta aktivizojë dëmshpërblimin e tij prej 15.9 milionë funtesh. Arsenali është në kërkim të një mbrojtësi, njësoj sikurse United, dhe Gabriel është objektiv i tyre.