Man Utd ia tregon Real Madridit çmimin e Pogbas

Paul Pogba e dëshiron me ngulm transferimin te Real Madrid.

Sport

16/04/2019 11:17

Paul Pogba i ka bërë me dije Manchester United se dëshiron të transferohet te Real Madrid gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori francez ka angazhuar agjentin e tij, Mino Raiola, që ta përfundoj transferimin e tij te skuadra spanjolle, përcjell lajmi.net nga The Sun.

Por, sipas tabloidit anglez, Manchester United i ka bërë me dije agjentit italian se Real Madrid duhet të paguajë 145 milionë euro.

Pogba me shumë gjasë do të kalojë në Santiago Bernabeu, gjersa në ofertë mund të përfshihet një pjesë e shumës dhe Gareth Bale. /Lajmi.net/