Man Utd ia cakton çmimin Paul Pogbas

Manchester United nuk e ka ndërmend të heq lehtë dorë nga Paul Pogba.

Sport

18/02/2020 17:55

Mesfushori francez po kalon periudhë jo të mirë te skuadra nga ‘Old Trafford’, duke qenë pjesë e spekulimeve për të ardhmen e tij.

Ish më i shtrenjti i botës kishte shokuar kohë më parë kur pranoi se ishte i gatshëm të niste një sfidë të re, për t’i dhënë fund qëndrimit te Manchester United.

Në verën e fundit, Manchester United dhe Real Madrid kanë qenë skuadrat pretendente për t’i siguruar shërbimet e tij.

Tuttosport raporton se Manchester United i ka vendosur çmimin prej 150 milionë euro Pogbas, përcjell lajmi.net.

Të njëjtin çmim, ‘Djajtë e Kuq’ e kanë mbajtur edhe gjatë verës./Lajmi.net/