Man Utd i shet tre futbollistë
Për Manchester Unitedin është koha e revolucionit. “Djajtë e Kuq” po mendojnë që gjatë verës të përforcohen, por do të ketë edhe largime. Nani, Hernandez e Anderson i kanë valixhet gati.
Sport
Manchester United po mendon të bëjë revolucion gjatë kësaj vere. “Djajtë e Kuq” planifikojnë t’i bëjnë disa përforcime, pas sezonit dështues nëpër të cilin kaluan, duke përfunduar në pozitën e shtatë në Premierligë.
Mirëpo, klubi nga Old Traffordi e ka parasysh se duhet t’i shesë edhe disa futbollistë. Dhe, sipas tabloidit britanik, Daily Express, gjiganti anglez e ka në plan të heq dorë nga futbollistet Luis Nani, Javier Hernandez dhe Anderson, të cilët nuk bindën aq shumë me paraqitjet e tyre gjatë qëndrimit në Angli.
Trajneri i ri, Louis van Gaal është duke menduar ta ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin tjetër, ndërsa i ka tashmë në mendje lojtarët që do të largohen dhe ata që do të arrijnë.