Man Utd i prish punë vetes

Vendimi për të vazhduar kontratën e Patrice Evras mund t’i kushtojë shtrenjtë Manchester Unitedit. Ylli i ri i Southamptonit, Luke Shaw është ‘ftohur’ nga transferimi në Old Trafford.

Sport

24/05/2014 00:50

Transferimi i pritur i Luke Shaw në Manchester United ka ngecur pasi mbrojtësi i majtë ka vendosur t’i konsiderojë opsionet e tij dhe nuk dëshiron të ngutet në largimin nga Southampton, raporton The Guardian.

United kishte besuar se transferimi i Shaë ishte punë e kryer, kryesisht falë punës së ish menaxherit David Moyes i cili e kërkoi me ngulm reprezentuesin anglez gjatë 10 muajve të kaluara në post në Old Trafford.

Mirëpo, vendimi për vazhdimin e kontratës me Patrice Evran deri në verën e vitit të ardhshëm – që konsiderohet si befasi – mund t’i kushtojë shtrenjtë Unitedit pasi Shaw mund të vendos për diçka tjetër.

Por, ka edhe më keq.

Nëse francezi nuk do ta vazhdonte kontratën, dhe Shaw të ndërronte mendjen, atëherë United do të kishte mbetur me vetëm Alexander Buttnerin si mbrojtësin e majtë të vetëm në dispozicion të menaxherit të ri Louis van Gaal.

18-vjeçari Shaw ka zgjuar interesim të madh me paraqitjet e shkëlqyeshme në vitin e fundit dhe është inkuadruar në ekipin e Anglisë për Kampionatin botëror në Brazil.