Man Utd i pakënaqur me Moyesin

Jose Mourinho ka thënë se ka “informata të brendshme” se rezultatet e dobëta të Manchester Unitedit nën drejtimin e David Moyesit kanë bërë që klubi të jetë i pakënaqur, por ata do t’i japin menaxherit të ri kohë që të rregullojë gjendjen. Humbja 2:1 nga Swansea në FA Cup ishte e pesta në shtëpi këtë…

Sport

14/01/2014 21:49

Jose Mourinho ka thënë se ka “informata të brendshme” se rezultatet e dobëta të Manchester Unitedit nën drejtimin e David Moyesit kanë bërë që klubi të jetë i pakënaqur, por ata do t’i japin menaxherit të ri kohë që të rregullojë gjendjen.

Humbja 2:1 nga Swansea në FA Cup ishte e pesta në shtëpi këtë sezon për Unitedin, që gjendet në pozitën e shtatë në Premierligë, 11 pikë prapa Chelseas.

Por, menaxheri i Chelseas, Mourinho, skuadra e së cilit pret Unitedin në Stamford Bridge të dielën beson se Moyes do të përkrahet nga drejtuesit në Old Trafford.

“Ndjenja ime, e barazuar në shumë vjet të komunikimit me Sir Alexin dhe disa informacione të brendshme, është se Manchester United nuk është i kënaqur, por ata janë të qetë. Ata i besojnë Davidit, dhe ai i beson atyre”, deklaroi Mourinho për Evening Standard.

“Nuk mendoj se David është nën presion, presioni është diçka virtual. Është diçka që vjen nga mediat si pasojë e rezultateve jo të mira. Gjëja më e rëndësishme nuk është presioni që vjen nga jashtë, është realiteti nga brenda. Rezultateve negative do t’u vije fundi”, u shpreh ai.