Man Utd i ofroi më shumë, por zbulohet pse Benzema zgjodhi Real Madridin

Karim Benzema gati sa nuk finalizoi transferimin te Manchester United në vend të Real Madrid në vitin 2009 dhe ekipi anglez pati një ofertë më të madhe në tryezë.

Sport

04/12/2019 15:20

Francezi ishte një nga talentet më të mëdha në Evropë në atë kohë dhe pavarësisht se Lyon kishte një ofertë më të mirë nga United, sulmuesi vetëm dëshironte të transferohej në Madrid.

“Kur Karim u largua nga Lyon ne kishim dy oferta”, shpjegoi pronari dhe presidenti Jean-Michel Aulas për beIN Sports, transmeton lajmi.net.

“Një nga Manchester United dhe një nga Real Madrid”.

“Karim erdhi të më shihte, dhe kjo tregoi marrëdhënien dhe besimin tonë. Ai më tha ‘ëndrra ime është të luaj për Real Madrid”.

“Dhe, në fund të fundit, ai shkoi në Madrid për një shumë që ishte më pak se ajo që kishim nga Manchester United”. /Lajmi.net/