Man Utd i kthehet Reusit

Manchester United është i gatshëm të tentojë sërish për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus në përfundim të këtij sezoni. Gjiganti anglez përgatitet për një verë të zënë me shumë lëvizje në hyrje e dalje, derisa menaxheri David Moyes përgatitet të bëjë ndryshime të mëdha në ekip. Mesfusha është reparti ku ai dëshiron…

Sport

12/04/2014 13:47

Manchester United është i gatshëm të tentojë sërish për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus në përfundim të këtij sezoni.

Gjiganti anglez përgatitet për një verë të zënë me shumë lëvizje në hyrje e dalje, derisa menaxheri David Moyes përgatitet të bëjë ndryshime të mëdha në ekip. Mesfusha është reparti ku ai dëshiron të përforcohet më së tepërmi dhe sipas mediave gjermane, Reus është rikthyer në radarin e Unitedit.

Kampioni i Premierligës tentoi transferimin e yllit gjerman edhe gjatë verës së vitit të kaluar, mirëpo mori përgjigjen se ai nuk ishte në shitje.

Mirëpo, me futbollistë si Luis Nani e Ashley Young që pritet të largohen nga klubi në fund të sezonit, United mund të grumbullojë fonde prej 35 milionë funtesh, duke ia ofruar ato Dortmundit për Reusin, i cili spekulohet se kërkohet edhe nga Real Madrid.