Man Utd i do 20 milionë euro për Welbeck

Manchester United e ka vendosur çmimin për Danny Welbeck. Djajtë e Kuq i duan 20 milionë euro për sulmuesin anglez, i cili është bërë objektiv i Arsenalit.

Sport

27/08/2014 15:37

Arsenali është i vendosur ta transferojë Danny Welbeckun, për ta zëvendësuar të lënduarin Olivier Giroud.

Por, Gunners duhet të shpenzojnë para të mira për ta bërë të vetin sulmuesin anglez.

Për të, Manchester United e ka vendosur çmimin. Në fakt, Djajtë e Kuq i kërkojnë 20 milionë euro për përfaqësuesin anglez, shkruan tabloidi The Independent.

Ndërkaq, Topçinjtë besojnë se vlera e futbollistit sillet kah 15 milionë euro. Përpos Welbeckut, Arsene Wenger e ka në shënjestër edhe Edinson Cavanin, edhe pse ky transferi është vështirë i realizueshëm.