Man Utd humb Rojon
Përforcimi i ri i Manchester Unitedit, Marcos Rojo, do të mungojë për gjashtë javë si rezultat i lëndimit në krah që pësoi në duel me Manchester Cityn në fundjavën e shkuar.
Sport
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Marcos Rojo do të mungojë për gjashtë javë për shkak të lëndimit në krah gjatë duelit me Manchester Cityn në fundjavën e shkuar.
Përforcimi i ri i Unitedit u bart jashtë fushës gjatë humbjes 1:0 në Etihad.
Menaxheri Louis van Gaal ka konfirmuar gjatë një konference për shtyp para duelit me Crystal Palace të shtunën se Rojo nuk do të jetë në dispozicion deri para Vitit të Ri.
“Trupi i një njeriu është krijuar nga Zoti, jo nga unë. Por, Rojo mund të rikthehet për rreth gjashtë javë”, deklaroi Van Gaal.