Man Utd heton dështimet

Kërkuan një numër të madh futbollistësh yje gjatë afatit kalimtar të verës, por dështuan në shumicën e përpjekjeve për transferimin e tyre. Andaj, kjo ka bërë që zyrtarë të lartë të Manchester Unitedit përfshirë menaxherin Davod Moyes dhe nënkryetarin Ed Woodward të zhvillojnë hetime të brendshme rreth fushatës dëshpëruese të përforcimeve, kanë njoftuar mediat britanike…

Sport

03/09/2013 13:17

Kërkuan një numër të madh futbollistësh yje gjatë afatit kalimtar të verës, por dështuan në shumicën e përpjekjeve për transferimin e tyre. Andaj, kjo ka bërë që zyrtarë të lartë të Manchester Unitedit përfshirë menaxherin Davod Moyes dhe nënkryetarin Ed Woodward të zhvillojnë hetime të brendshme rreth fushatës dëshpëruese të përforcimeve, kanë njoftuar mediat britanike të martën.

Klubi nga Old Trafford kompletoi transferimin e Marouane Fellaini për 27.5 milionë funte nga Everton, në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës të hënën, i vetmi përforcim i madh i bërë për këtë edicion.

Por, dështimi i klubit për të siguruar objektivat tjerë përfshirë treshen spanjolle Thiago Alcantara, Cesc Fabregas dhe Ander Herrera ka bërë që të kërkohet zhvillimi i një procesi hetimor për të mësuar se çka shkoi keq.