Man Utd gjen qendërmbrojtësin e ri

Manchester United ka identifikuar qendërmbrojtësin e nevojshëm për transferim gjatë afatit kalimtar të janarit. Louis van Gaal është i gatshëm të paguajë 32 milionë funte për talentin e Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.

Sport

29/10/2014 14:53

Manchester United pritet të fitojë garën për transferimin e qendërmbrojtësit të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, duke paguar dëmshpërblimin e tij me vlerë prej 32 milionë funte, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Laporte konsiderohet si një prej mbrojtësve më të talentuar në La Ligë dhe gjatë verës ishte kërkuar nga Arsenali.

Por, tabloidi britanik “Daily Express” ka raportuar se reprezentuesi francez pritet t’i bashkohet gjigantit nga Old Trafford pasi menaxheri Louis van Gaal është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin e tij.

20-vjeçari po ashtu raportohet se është tifoz i Manchester Unitedit, një fakt që mund të ndihmojë transferimin e tij në klub, për t’i dhënë fund telasheve në repartin defanziv të ekipit.