Man Utd gjen pasuesin e De Geas

Manchester United ka gjetur pasuesin e David de Gea.

Sport

21/06/2019 08:44

‘Djajtë e Kuq’ viteve të fundit kanë pasur jo pak probleme me portierin spanjoll, që ka refuzuar vazhdimin e kontratës në disa raste, duke kërkuar me patjetër rritje të konsiderueshme të pagës.

Madje në vitin 2016, De Gea ishte afër largimit nga Manchester United, për t’iu bashkuar Real Madridit, transferim që kishte dështuar vetëm në momentet e fundit, pasi kërkesa në federatë ishte depozituar pak minuta pas kalimit të afatit kalimtar nga ‘Los Blancos’.

Lajmet me largimet e mundshme dhe kërkesat për rritjen e pagës, mund të zgjidhën këtë verë.

‘Djajtë e Kuq’ tashmë kanë një portier të ri dhe shumë të talentuar.

Bëhet fjalë për Dean Henderson, 22 vjeçari që po shkëlqen me Anglinë 21 në Kampionatin Evropian.

Manchester United mund t’i ofrojë Hendersonit kontratë afatgjate, për ta bërë portierin e parë në skuadër./Lajmi.net/