Man Utd fle në miliona

Manchester United dëshpëroi me rezultate në edicionin e kaluar. Mirëpo, klubi nga Old Trafford ka shënuar rekord të ri financiar.

Sport

10/09/2014 17:57

Manchester United e mbylli edicionin e shkuar në pozitën e shtatë dhe për herë të parë nga viti 1990 nuk siguroi kualifikimin për në garat evropiane.

Mirëpo, nga ana e financave, gjiganti nga Old Trafford ka njoftuar sot se ka thyer një tjetër rekord.

Klubi ka bërë të ditur se gjatë stinorit të shkuar regjistroi të hyra me vlerë prej 433.2 milionë funte, më tepër se 540 milionë euro, me përfitim prej 23.8 milionë funtesh.

Edhe pse David Moyes mori 5.2 milionë funte së bashku me stafin e tij pas shkarkimit nga posti i menaxherit, United është konfirmuar si klub i fuqishëm nga aspekti financiar e kjo arsyetohet edhe me faktin se klubi bëri investime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës.