Man Utd fiton me golat e Rooneyt

Manchester United fitoi në udhëtim te West Ham United me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 30’të në Premierligë. Kampioni në fuqi dha shenja të përmirësimit – pas fitores së madhe 3:0 ndaj Olympiakosit në mesjavë që i kualifikoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve – dhe mori pikë të plota nga Upton Park…

Sport

22/03/2014 19:29

Manchester United fitoi në udhëtim te West Ham United me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 30’të në Premierligë.

Kampioni në fuqi dha shenja të përmirësimit – pas fitores së madhe 3:0 ndaj Olympiakosit në mesjavë që i kualifikoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve – dhe mori pikë të plota nga Upton Park falë paraqitjes fantastike nga Wayne Rooney.

Në mungesë të Robin van Persiet të lënduar, ylli anglez ishte në qendër të vëmendjes dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e tetë, kur pothuajse nga gjysma e fushës paraboloi portierin kundërshtar që kishte dal nga porta.

Kurse, pas pak më tepër se gjysme ore lojë, Rooney shfrytëzoi një reagim të dobët të një mbrojtësi të West Hamit duke dyfishuar avantazhin e Unitedit.

Pas intervalit nuk pati më gola dhe United mori një fitore që nëse asgjë tjetër shërben për të forcuar vetëbesimin në periudhën vendimtare të sezonit. United gjendet në pozitën e shtatë me 51 pikë.