Man Utd, ekipi më i shtrenjtë në Premierligë

Manchester United nuk është në formë të mirë. Por, Louis van Gaal ka në dispozicion skuadrën më të shtrenjtë në Premierligë.

Sport

28/08/2014 19:06

Ju nuk do ta besoni në bazë të paraqitjeve të tyre në vitin e fundit, dhe në fillim të edicionit të ri, por Manchester United e ka skuadrën më të shtrenjtë në Premierligë.

Edhe pse Chelsea dhe Manchester City kanë bërë shpenzime të mëdha, United kryeson renditjen e ekipeve më të shtrenjta në elitën e futbollit anglez.

Futbollistët që ka në dispozicion Louis van Gaal kushtojnë në total 401.2 milionë funte, 57 milionë funte më tepër se kampioni në fuqi, Manchester City. Chelsea gjendet në pozitën e tretë me 341.8 milionë funte, kurse Liverpool vlen 245.8 milionë funte.

Arsenali ka ekipin me vlerën më të vogël në mesin e gjigantëve me 209.5 milionë funte.