Man Utd e refuzoi Rodriguezin
Manchester United e refuzoi mundësinë e transferimit të yllit kolumbian, James Rodriguez më 2010 për vetëm 5 milionë funte. Gjiganti anglez zgjodhi Beben.

Sport
Manchester United e pati mundësinë të transferojë yllin e Kampionatit botëror, James Rodriguez për 5 milionë funte, por vendosi të sillte Beben, në vend të tij, ka njoftuar “The Guardian”.
E përditshmja britanike ka bërë të ditur se menaxherë ia ofruan Unitedit mundësinë e angazhimit të Rodriguezit më 2010 por morën një përgjigje negative, në atë që sot konsiderohet si një gabim i rëndë.
Kolumbiani iu bashkua Portos për 4 milionë funte.
Raporti po ashtu shtjellon detajet se transferimi i Rodriguezit u komplikua për shkak të përfshirjes së një pale të tretë, që është e jashtëligjshme në Angli, por tregon se United e humbi mundësinë për të transferuar një futbollist i cili ka shpërthyer në Botëror.
Gabimi është edhe më i rëndë për faktin se United zgjodhi Beben me bindjen se ai do të shkëlqejë në Old Trafford. E dini historinë e tij.