Man Utd e mposht thellë Leedsin në miqësore

Manchester United ka regjistruar paraqitje të mirë në miqësoren përgatitore kundër Leeds United.

Sport

17/07/2019 16:33

‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur 4:0 Leeds United, në ndeshjen e zhvilluar në Australi.

Mason Greenwood në minutën e 7’, i dha epërsinë Manchester United.

Në minutën e 27’, Rashford shënoi për 2:0.

‘Djajtë e Kuq’ në pjesën e dytë shënuan edhe dy gola, me anë të Phil Jones në minutën e 51’ dhe Anthony Martial në minutën e 69’./Lajmi.net/