Man Utd e la pa shtëpi

Një tifoz i zjarrtë i Arsenalit ka mbetur i pastrehë pasi vuri në bast shtëpinë e tij për fitoren ndaj Manchester Unitedit në fundjavën e shkuar. Sipas njoftimeve nga Uganda, Henry Dhabasani e humbi bastin me Rashid Yiga, i cili kushte ofruar gruan dhe veturën e tij të re, Toyota Premio, për fitoren e Unitedit.…

Sport

14/11/2013 14:20

Një tifoz i zjarrtë i Arsenalit ka mbetur i pastrehë pasi vuri në bast shtëpinë e tij për fitoren ndaj Manchester Unitedit në fundjavën e shkuar.

Sipas njoftimeve nga Uganda, Henry Dhabasani e humbi bastin me Rashid Yiga, i cili kushte ofruar gruan dhe veturën e tij të re, Toyota Premio, për fitoren e Unitedit.  Ish sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie shënoi golin e fitores për Unitedin, që e la pa shtëpi Dhabasanin.

Sipas të përditshmes Observer, Dhabasani – i cili ka tri gra dhe pesë fëmijë – humbi vetëdijen pas vërshëllimës për përfundimin e ndeshjes dhe dy ditë më vonë e liroi shtëpinë. Humbja e Arsenalit nuk është hera e parë që një rezultat i një ndeshjeje të gjigantit anglez shkakton pasoja tek ndonjë tifoz.

Pas disfatës 2:0 ndaj Liverpoolit më herët gjatë këtij muaji, një polic qëlloi shokun e tij në Durban të Afrikës së Jugut, pasi nuk mund t’i duronte ngacmimet ndaj rezultatit.

Sipas njoftimeve, polici, tifoz i Liverpoolit u arrestua dhe akuzohet për tentim vrasje.