Man Utd e do Varanen

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, kërkon qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, për t’i dhënë fund problemeve në repartin defanziv të skuadrës së tij.

Sport

13/11/2014 20:30

Mbrojtja është reparti më i dobët i Manchester Unitedit deri më tani gjatë këtij sezoni.

Menaxheri i ri Louis van Gaal është ankuar në numrin e madh të mbrojtësve të lënduar dhe se kjo ka sjell telashe në skuadrën e tij që ka pranuar 14 gola në 11 xhirot e deritashme të Premierligës, shumë për një skuadër që bëri përforcime të mëdha gjatë verës për të luftuar për kreun e tabelës.

Por, sipas tabloidit britanik “Daily Express”, Van Gaal ka identifikuar futbollistin për t’i dhënë fund problemeve në mbrojtjen e Unitedit.

Strategu holandez është i interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Real Madridit, Raphael Varane.

Reprezentuesi francez spekulohet se mund të largohet nga Santiago Bernabeu dhe së fundmi është përmendur edhe si objektiv i një tjetër gjiganti të Premierligës, Chelsea.