Man Utd e do me ngulm yllin e PSG

Antonio Valencia ka bërë të ditur se ky është sezoni i tij i fundit në fanellën e Manchester United.

Merkato

23/04/2019 15:50

Antonio Valencia do të largohet nga Manchester United me të përfunduar ky sezon, gjersa këta të fundit janë duke kërkuar një zëvendësues për të.

‘Djajtë e Kuq’ janë duke tentuar ta transferojnë Thomas Meunierin nga PSG, përcjell lajmi.net nga Indepedent.

Manchester United e do me ngulm transferimin e mbrojtësit belg, gjersa duhet t’i paguajë 35 milionë euro.

PSG është e gatshme që të heq dorë nga Meunier, ndërsa mbetet marrëveshja në mes të lojtarit dhe skuadrës angleze. /Lajmi.net/