Man Utd e do Arda Turanin

Arda Turan mund të transferohet në Manchester United këtë verë. Gjiganti britanik i ka nisur bisedimet me Atletico Madridin për ta sjell në Old Trafford mesfushorin turk.

Sport

25/07/2014 16:59

Manchester United i ka nisur bisedimet me Atletico Madridin për sulmuesin Arda Turan, por do të përballet me konkurrencën e Monacos për transferimin e futbollistit.

Turan, i cili e ndihmoi Atleticon ta fitojë titullin e kampionit në La Liga sezonin e kaluar, thuhet se është vëzhguar në mënyrë intensive nga skautët e Unitedit në 18 muajt e fundit.

Dhe tash, mediat franceze shkruajnë se United i ka nisur zyrtarisht bisedimet me Los Colchoneros për ta sjell përfaqësuesin turk në Old Trafford.

Edhe dëshira e futbollistit është që t’ju bashkohet ‘Djajve të Kuq’, por Atletico preferon më shumë ta shesë tek Monaco, e cila do të ofronte më shumë para.

Verën e kaluar, për 27 vjeçarin interesim kishin shprehur gjigantët spanjollë, Barcelona e Real Madrid.