Man Utd do të vuajë

Brendan Rodgers beson se Manchester United mund të përballet me një periudhë të errët nëse dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve. Menaxheri i Liverpoolit paralajmëroi homologun e tij nga United, David Moyes se do ta ketë të vështirë të joshë futbollistë të klasit botëror nëse nuk janë pjesëmarrës në garën elite të klubeve…

Sport

15/03/2014 11:29

Brendan Rodgers beson se Manchester United mund të përballet me një periudhë të errët nëse dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Menaxheri i Liverpoolit paralajmëroi homologun e tij nga United, David Moyes se do ta ketë të vështirë të joshë futbollistë të klasit botëror nëse nuk janë pjesëmarrës në garën elite të klubeve kontinentale.

United hyn në ballafaqimin me Liverpoolin në Old Trafford të dielën me nëntë pikë më pak se Manchester City, në pozitën e katërt, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara se rivali i qytetit.

Liverpool dhe Arsenal janë aktualisht 11 pikë mbi Unitedin që duhet të hyjë në seri të rezultateve të jashtëzakonshme për të mbajtur gjallë shpresën e përfundimit të sezonit në katër pozitat e para.

“Ne e dimë se kemi edhe shumë punë për të bërë në mënyrë që të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Rodgers.

“Por, kur nuk jeni në të, edhe pse ky klub është i madh dhe global, ne e kishim të vështirë për shkak se futbollistët më të mirë duan të luajnë në garat më të mira. Kjo i ndodhi Liverpoolit dhe ne nuk ishim në Ligën e Kampionëve”.

“Në mënyrë që të sillni llojin e futbollistëve që kërkoni, ju duhet të jeni në Ligën e Kampionëve. Nuk ka dyshim se kjo ju pengon, por ata (United) janë të vetëdijshëm për këtë”.