Man Utd do të paguajë çmimin e kërkuar nga Dortmund për Sancho vetëm nëse arrihet ky objektiv

Manchester United do të paguajë çmimin e kërkuar nga Dortmund për Jadon Sancho vetëm nëse arrihet kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Sport

15/07/2020 10:10

Djajtë e Kuq kanë qenë të lidhur shumë me Sancho gjatë vitit të kaluar pasi ai shkëlqeu me 20 gola dhe 18 asistime në të gjitha garat këtë term.

Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje në përfundim, skuadra e Solskjaer renditet në pozitën e pestë me 59 pikë, aq sa ka edhe Leicester në pozitën e katërt. Të dyja ekipet do të takohen mes vete në javën e fundit të kampionatit anglez.

Nëse Sancho dëshiron kalimin në ‘Old Trafford’ atëherë duhet të nis lutjet që klubi të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Por nëse ky objektiv nuk arrrihet, Man Utd e ka të pamundur pagesën prej 120 milionë funteve drejt klubit gjerman për shërbimet e anësorit anglez, raporton Bild. /Lajmi.net/