Man Utd dështon për Mullerin

Bayern Munich ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit me vlerë prej 45 milionë funte për shitjen e sulmuesit Thomas Muller.

Sport

15/01/2015 13:42

Manchester United ka ofruar 45 milionë funte për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Thomas Muller.

Por, gjiganti bavarez ka refuzuar ofertën e gjigantit anglez me arsyetimin se ylli gjerman nuk është në shitje, raportojnë mediat gjermane.

Louis van Gaal vlerëson Mullerin me të cilin punoi në Munich gjatë kohës sa ishte në drejtim të Bayernit.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ai do ta ketë në dispozicion atë edhe në Old Trafford.

Muller ka kontratë me Bayernin deri më 2019, kurse së fundmi është përmendur edhe si objektiv i Arsenalit dhe Liverpoolit.