Man Utd dëshiron ta blejë Ronaldon
Manchester United ka ringjallur interesimin për transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, pas përfundimit të këtij sezoni.
Sport
Manchester United nuk e harron Cristiano Ronaldon.
Red Devils synojnë të shfrytëzojnë periudhën e krizës tek Los Blancos dhe zbehjen e përkrahjes së tifozëve në Santiago Bernabeu për yllin portugez, duke tentuar blerjen e tij pas përfundimit të këtij sezoni.
Sipas portalit spanjoll “Fichajes”, drejtuesit e Manchester Unitedit janë të gatshëm të paguajnë një dëmshpërblim të lartë në mënyrë që ta rikthejnë Ronaldon në Old Trafford.
Por, futbollisti vazhdimisht ka thënë se e ardhmja e tij është në Santiago Bernabeu dhe largimi nuk do të jetë i lehtë.