Man Utd dëshiron nënshkrimin e yllit të Juventus

Manchester United po synon transferimin e yllit të Juventus.

Sport

28/02/2019 20:46

‘The Reds’ janë duke parë Joao Cancelon si zëvendësuesin potencial për Antonio Valencian, shkruan ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

United janë të gatshëm të zëvendësojnë Valencian, dhe kanë shikuar edhe më parë për një transferim të Cancelos, para se ai të kalonte tek Juve.

Pas një starti të jashtëzakonshëm me skuadrën e Juventus këtë sezon, United janë gati që të kthehen  pas mbrojtësit të djathtë dhe të numërojnë atë si një opsion për krahun e mbrojtjes.

Kujtojmë se portugezi është përballur me një lëndim gjatë këtij sezoni, por për fatin e mirë ai lëndim nuk pati ndikim shumë të madh në formën e tij. /Lajmi.net/