Man Utd dëshiron lojtarin serb, ofertë marramendëse drejt tij

Manchester United thuhet se ofron 80 milionë euro për Sergej Milinkovic-Savic, por Lazio po kërkon 100 milionë euro për mesfushorin.

Sport

15/07/2019 21:21

Sipas Sky Sport Italia, propozimi i fundit nga ‘Old Trafford’ është rreth 80 milionë euro.

Megjithatë, çmimi i kërkuar për 24-vjeçarin është ende në 100 milionë euro, më i ulët se 120 milionë eurot e kërkuar nga klubi italian verën e kaluar, përcjell lajmi.net.

Serbi gjithashtu ka qenë i lidhur me Paris Saint-Germain, Inter dhe Juventus.

Ai së fundmi rinovoi kontratën e tij me Lazion deri në qershor të vitit 2023. /Lajmi.net/