Man Utd blen në Milano
Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është në kërkim të një mesfushori për të përforcuar skuadrën e tij në fund të këtij sezoni. Dhe, në mesin e objektivave të tij është kapiteni i Milanit, Riccardo Montolivo. Sipas Manchestereveningnews.co.uk, kampion i Premierligës kërkon reprezentuesin italian i cili ka përfunduar nën diskutim pas ardhjes së Clarence Seedorfit…

Sport
Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është në kërkim të një mesfushori për të përforcuar skuadrën e tij në fund të këtij sezoni.
Dhe, në mesin e objektivave të tij është kapiteni i Milanit, Riccardo Montolivo.
Sipas Manchestereveningnews.co.uk, kampion i Premierligës kërkon reprezentuesin italian i cili ka përfunduar nën diskutim pas ardhjes së Clarence Seedorfit në postin e trajnerit.
Michael Essien, Adel Taarabt e Keisuke Honda përforcuan Milanin gjatë afatit kalimtar të janarit dhe Seedorf ka filluar t’i aktivizojë ata, duke lënë nën dyshim statusin e Montolivos në San Siro.
Manchester United e kërkon atë, por edhe yllin e Bayern Munichut, Toni Kroos.