Man Utd bën ofertën e parë për yllin e Lyon, ofron 40 milionë euro

Skuadra e Manchester United është aktivizuar para afatit kalimtar të verës, me synimin që të përforcohet sa më shumë pas një sezoni dëshpërues.

Sport

24/05/2019 17:17

 

Lëvizjet e para nga United po bëhen për rinovimin e fazës së sulmit. ‘Djajtë e kuq’ kanë nisur pazaret në Francë, tek skuadra e Lyon.

‘The Sun’ raporton se Manchester United kanë ofruar 40 milionë euro për sulmuesin e Lyon, Moussa Dembele, transmeton lajmi.net.

Dembele është 22 vjeçar dhe ka shënuar 15 gola në 32 paraqitje gjatë këtij edicioni në Ligue 1.

Ole Gunnar Solskjaer beson se ai është njeriu i duhur që të afrohet në sulmin e United për sezonin e ardhshëm, ku objektivat janë komplet tjera nga këto që janë arritur këtë edicion.

Dembele është transferuar tek Lyon vetëm një sezon më parë nga Celtic, për shumën e 22 milionë eurove.

Dje është raportuar për transferimin e mundshëm të Lukaku tek Inter, dhe Dembele do të ishte zëvendësuesi ideal për belgun, në rast se ky i fundit largohet. /Lajmi.net/