Man Utd bën ofertën e parë për mesfushorin veteran të Barcës

Man Utd bën ofertën e parë për mesfushorin veteran të Barcës

Sport

15/05/2019 11:47

‘Djajtë e Kuq’ duket se janë gati të rivalizojnë Interin për të siguruar shërbimet e Ivan Rakitic.

United ka gati ofertën e parë në drejtim të mesfushorit kroat, shkruan Mundo Deportivo, përcjell lajmi.net.

Rakitic ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, por transferimet e reja të Katalanasve i kanë lëkundur pozicionin atij.

Ardhja e Frenkie de Jong dhe forma e mirë e Arthur kanë detyruar 31-vjeçarin që të mendoj largimin nga Camp Nou.

United dhe Inter mbeten dy destinacionet e mundshme për finalistin e Kupës së Botës 2018. /Lajmi.net/