Man Utd bën ‘çmendurinë’, e transferon për çmim marramendës Wan Bissakan

Manchester United do të transferojnë Aaron Wan Bissaka nga Crystal Palace për 60 milionë funte.

Sport

20/06/2019 17:38

Mbrojtësi i krahut të djathtë po kërkohet nga shumë skuadra evropiane, dhe largimi nga Crystal Palace duket i sigurt.

‘Daily Mail’ raporton se Manchester United janë të sigurt që do të mbyllin marrëveshjen për 60 milionë euro për Wan Bissaka, përcjell ‘lajmi.net’.

21 vjeçari është pjesë e Crystal Palace që nga viti 2017, ku ka arritur të regjistrojë edhe 42 paraqitje.

Bissaka po konsiderohet si një pasues i denjë i Antonio Valencias nga Manchester United, që do të largohet pas dhjetë viteve besnikëri./Lajmi.net/