Man Utd – Bale, kjo gjë nuk pritej të ndodhte

Manchester United është duke planifikuar që të bëjë disa transferime të mëdha në afatin e verës.

Merkato

18/03/2019 15:52

Manchester United është duke tentuar të bëjë një revolucion në skuadër, duke transferuar disa super lojtarë.

‘Djajtë e Kuq’ kanë tentuar në disa afate ta transferojnë Gareth Balen nga Real Madridi, por që kishin dështuar, përcjell lajmi.net.

Tani, Manchester United ka hequr dorë nga transferimi i uellsianit, pasi shkaku është paga e tij e lartë.

Bale po refuzon ta ulë pagën e tij, andaj skuadra angleze nuk dëshiron të paguajë 500 mijë euro në javë. /Lajmi.net/