Man Utd avancon në bisedimet për Wan – Bissaka

Skuadra e Manchester United është shumë afër që të arrijë marrëveshje me Crystal Palace, për Aaron Wan – Bissaka.

Sport

15/06/2019 14:05

Mbrojtësi i krahut ka qenë objektivi i Man United tash e një kohë, duke tërhequr vëmendje të madhe nga ‘Djajtë e kuq’.

Sipas ‘Guardian’, United kanë avancuar në negociata për nënshkrimin e Bissaka, transmeton lajmi.net.

21 vjeçari është një prej synimeve kryesore të Ole Gunnar Solskjaer këtë edicion, por United duhet të ofrojnë rreth 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit.

‘The Eagles’ kanë refuzuar ofertën e parë të United që kalonte shifrën e 45 milionë eurove. Mbetet të shihet nëse oferta do të rritet. /Lajmi.net/