Man Utd arrin marrëveshje personale me Jadon Sancho

Manchester United ka arritur marrëveshje personale me Jadon Sanchon.

Sport

10/06/2021 12:18

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Manchester United ka arritur marrëveshje personale me Jadon Sanchon dhe përfaqësuesit e tij, transmeton lajmi.net.

Sancho do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare deri në vitin 2026.

Tani, marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet me Dortmundin, të cilët nuk dëshirojnë të flasin për ndonjë shumë më të ulët se 90 milionë euro, ndërsa Manchester United ka ofruar 75 deri në 80 milionë euro.

Sancho mund të jetë lojtar i Manchesterit pas “Euro 2020” në rast se arrihet marrëveshja me Dortmundin./Lajmi.net/