Man United të gatshëm të hapin negociatat për rinovimin me De Gea

Manchester United nuk janë gati të heqin dorë nga portieri spanjoll, David de Gea.

Sport

27/04/2022 09:45

De Gea ka qenë numri një i portës së United në vitet e fundit dhe ‘Djajtë e Kuq’ nuk janë gati të heqin dorë nga ai.

Sipas ‘90min’, United po përgatiten për të nisur negociatat me portierin e tyre të parë, përcjell lajmi.net.

De Gea lidhet me një largim të mundshëm tash e sa kohë, megjithatë gjërat mund të ndryshojnë deri në fund.

Manchester United dhe De Gea pritet të punojnë fort për të gjetur këtë marrëveshje mes tyre. Dean Henderson vazhdon të jetë zgjedhja e dytë. /Lajmi.net/