Man United ndalon edhe shitjen e fanellave të Greenwood

Manchester United ka ndaluar së shituri fanellat e Mason Greenwood edhe përmes platformës online.

Sport

07/02/2022 17:03

Derisa Nike ka mbyllur bashkëpunimin me Greenwood deri në një vendim që mund ta nxjerr të pafajshëm, Man United ka ndaluar po ashtu shitjen e fanellave të lojtarit, përcjell lajmi.net.

Kjo është masa e radhës që është vënë ndaj lojtarit, pasi ky i fundit po përballet me akuza për përdhunim ndaj të dashurës së tij.

Video dhe audio incizime ishin publikuar gjatë javës së kaluar, ku e dashura e Greenwood shihej e gjakosur, derisa lojtari dëgjohej teksa e obligonte për marrëdhënie intime.

Greenwood ka parë shokët e skuadrës të distancohen nga ai edhe në rrjetin social Instagram.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të shpallet ose jo fajtor për akuzat që rëndojnë mbi të./ Lajmi.net/