Man United monitoron situatën e Neymar në PSG

Manchester United kërkon shërbimet e Neymar. Që nga largimi i yllit portugez, Cristiano Ronaldos, ‘Djajtë e Kuq’ janë në kërkim të një sulmuesi të denjë. Sipas raportimit të ‘Foot Mercato’, United po monitoron brazilianin përpara afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net. Braziliani mund të largohet nga kryeqyteti francez në fund të sezonit dhe ‘Djajtë e…

Sport

25/04/2023 09:14

Manchester United kërkon shërbimet e Neymar.

Që nga largimi i yllit portugez, Cristiano Ronaldos, ‘Djajtë e Kuq’ janë në kërkim të një sulmuesi të denjë.

Sipas raportimit të ‘Foot Mercato’, United po monitoron brazilianin përpara afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Braziliani mund të largohet nga kryeqyteti francez në fund të sezonit dhe ‘Djajtë e Kuq’ kanë kohë që mendojnë për sulmuesin.

Mbetet të shihet nëse do ndodhë një lëvizje e Neymar drejt ‘Old Trafford’./Lajmi.net/