Man United kërkon shërbimet e Ansu Fati

Ansu Fati është në radarin e Manchester United. Sipas raportimit nga media spanjolle ‘Sport’, Manchester United po kërkon të nënshkruajë Ansu Fati nga Barcelona, transmeton lajmi.net. I riu spanjoll nuk ka arritur të gjejë vetën në formacionin startues nën drejtimin e Xavi Hernandez pas ardhjes së Robert Lewandowski dhe mund të jetë i hapur për…

Sport

04/02/2023 11:28

Ansu Fati është në radarin e Manchester United.

Sipas raportimit nga media spanjolle ‘Sport’, Manchester United po kërkon të nënshkruajë Ansu Fati nga Barcelona, transmeton lajmi.net.

I riu spanjoll nuk ka arritur të gjejë vetën në formacionin startues nën drejtimin e Xavi Hernandez pas ardhjes së Robert Lewandowski dhe mund të jetë i hapur për të ndryshuar ambient.

Pasi nuk arriti të blejë Frenkie De Jong nga Barça, Erik ten Hag do të ishte i etur për të nënshkruar me Ansu Fati verën e ardhshme për të forcuar baterinë e tyre përpara dhe shanset e tyre për titull.

Mbetet të shihet nëse do ndodhë lëvizja e tij në ‘Old Trafford’./Lajmi.net/